Subscribe

Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës nën akuzën e ndotjes së ambjentit.

 

Arrestimi i tyre është bërë në sajë të operacionit për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve. Të arrestuarit janë Lulian Agiçi 38 vjeç,  banues  në Krujë; Mirgen Sheta 37 vjeç,  Atdhe Sula 43 vjeç, Ilir Sula 34 vjeç, Bajram Sula 64 vjeç, Liradin Kraja 61 vjeç, Fatmir Shullazi 47 vjeç, Ilir Babasi 48 vjeç dhe Dalip Islamaj 49 vjeç.

 

Sipas policisë këta shtetas në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

 

Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient.

 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet  kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *