Subscribe

Ky tym që del nga oxhaku i njërës prej fabrikave të përpunimit të mbetjeve të ullirit, çliron në ajër një aromë mbytëse.

 

Në zonën e Golemit të Lushnjës operojnë 3 fabrika të tilla, nga të cilat vetëm njëra është e licencuar, ndërsa një e katërt kërkon leje mjedisore për të hapur aktivitetin.

 

Në një takim me krerët e drejtorisë rajonale të mjedisit dhe të bashkisë Lushnjë, banorë t jo vetëm që kanë kundërshtuar hapjen e një fabrike të katërt, por kërkojnë mbylljen edhe të  tre të tjerave, pasi ky aktivitet po sjell shqetësime serioze në shëndetin e popullatës.

 

Përfaqësuesit e bashkisë janë në mbështetje të banorëve.

 

Ankesat e shumta kundër fabrikave të përpunimit të mbetjeve të ullirit në zonë ka sjellë mbylljen e aktivitetit të  njërës prej tyre.

 

Kjo situatë vijon prej 5 vitesh në këtë zonë. Banorët thonë se shpesh janë kërcënuar për të mos u ankuar nga bizneset, që funksionojnë pa leje në Lushnjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *