Impianti i përpunimit të ujit në Bovillë gjendet në situatë kritike. Bashkia Tiranë njofton se reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Tiranën, kanë shkaktuar turbullirë në liqenin e Bovillës, duke shkaktuar pengesa edhe në furnizimin me ujë për një pjesë të qytetit.

 

Nga matjet e bëra nga punonjësit e UKT-së, ndotja është e lartë dhe si pasojë, impianti i përpunimit të ujit të liqenit të Bovillës është stakuar. Pavarësisht situatës, bashkia njofton se UKT po shfrytëzon maksimalisht të gjitha burimet e saj alternative, për të ulur sa të jetë e mundur mungesën e ujit të pijshëm për qytetarët e Tiranës, deri në përmirësimin e situatës në Bovillë. Aktualisht UKT po furnizon me bote në mënyrë të pandërprerë të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë sidomos spitalet, maternitete, azile dhe konvikte etj.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *