Subscribe

Në këtë sezon turistik, pushuesit nuk do të shqetësohen më nga muzika e lartë në orët e pasmesnatës. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro njoftoi pas mbledhjes së qeverisë se do të ketë një ndërhyrje ligjore për të rregulluar këtë shqetësim të përvitshëm, duke krijuar një hartë me zonat e papopulluara ku ndotja akustike nuk është problem.

 

MIRELA KUMBARO

 

MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT

 

“Fashat orare për sezonin e verës, aktivitete muzikore do jenë nga ora 12 e drekës deri në 12 të natës. Në përputhje me hartat policia do të marrë kompetencat për të monitoruar dhe ndëshkuar aktivitetet që nuk i zbatojnë.”

 

Kontrollet për zbatimin e ligjit, sipas ministres, do të jenë të rrepta dhe do t’i takojnë policisë bashkiake.

 

MIRELA KUMBARO

 

MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT

 

“Duke filluar nga ky sezon me miratimin e ligjit në javët në vijim, do kemi kontroll më të rreptë të ligjit dhe fasha orare më të kontrolluara dhe një kompetencë të zgjeruar të policisë sa i përket kontrollit me mjete të certifikuara për të kontrolluar ndotjen akustike, oraret por edhe një detyrë të re për bashkitë, që kanë detyrimin të përcaktojnë hartën e zhurmave, për të përcaktuar qartë zonat e banuara, krejtësisht të qeta, zonat ku janë larg banesave dhe ku mund të zhvillohen aktivitete zbavitëse me muzikë.”

 

Kjo masë për Kumbaron nuk do të pezullojë bizneset turistike, por do t’i riorientojë ato në territore të reja ose në aktivitetet që kryejnë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *