E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndotet masivisht Ksamili, merren mostra për analiza

Kur jemi vetëm në nisje të sezonit turistik, konstatohet ndotje në bregdetin e Ksamilit.

 

Një substancë ende e papërcaktuar ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të bregdetit.

 

Reklamë

Ajo çfarë shihet duke pluskuar mbi ujë është një masë e bardhë veshtullore.

 

Fillimisht ndotja është konstaktuar pranë zonës së ” Tre Ishujve”, por më pas është përhapur për shkak të rrymave në të gjithë zonën bregdetare.

 

Në zonë ende nuk ka mbërritur ndonjë përfaqësues nga institucionet për të marrë mostra për analiza.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë