E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Politikë

Ndodhen jashtë vendit, Kryemadhi dhe Berisha nuk do të paraqiten në SPAK

Deputetja Monika Kryemadhi nuk do të paraqitet këtë të hënë në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, për shkak se ndodhet jashtë vendit.

Ajo ka njoftuar më herët Prokurorinë e Posaçme dhe ka marrë leje, pasi do të duhej të udhëtonte drejt SHBA, për të marrë pjesë në disa evente.

Po ashtu, as kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk do të paraqitet në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’, pas marrjes së lejes ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, për shkak se ndodhet në Gjermani në një takim me mbështetësit e tij. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë