E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ndjekje si në filma/ Shqiptari qëllon patrullën në Itali

Një ngjarje si nëpër filma ndodhi këtë të enjte në Itali, me protagonist një shqiptar. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka qëlluar me armë ndaj një polici në një pikë kontrolli në Colonnella.

 

Reklamë

Pasi qëlloi drejt punonjësit të policisë, ai u arratis nga vendi i ngjarjes me një “Skuter” dhe u nis drejt një fshati. Kur mbërriti aty, mori një makinë për të humbur gjurmët nga policia.

 

Por tentativat ishin të kota, pasi ai u arrestua në zonën e Askolanos. Nuk është e qartë për momentin nëse arratisja e tij ishte e lidhur me një vjedhje të kryer në qendrën tregtare Colonnella mëngjesin e të enjtes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë