E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ndjekje penale punonjësve te ZRPP e ALUIZNI-t

Nga Vlora, ministrja e drejtësisë Etilida Gjonja i beri apel te gjithë qytetareve qe te denoncojnë rastet e korrupsionit ne administrate, pasi vetëm fal tyre mund te luftohet ky fenomen. Gjonaj ka bere dhe një bilanc te zyrtareve te ndjekur penalisht.

 

Reklamë

Etlida Gjonaj: “Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfshirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjësit më të thjeshtë”.

 

Gjonaj ndal në veçanti në përbërjen e funksionim e Task Forcës antikorrupsion.

 

Etilda Gjonaj: ““Një ndër mekanizmat që është ngritur për të kapur dhe për të luftuar rastet e korrupsionit është pikërisht Task Forca kundër korrupsionit. Task forca ka në përbërje të saj Drejtorinë e Antikorrupsionit pranë Kryeministrisë, Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe një sërë drejtorish apo agjencish të tjera, të pavarura, të cilat të gjitha së bashku, në mënyrë ndërinstitucionale do të bëjnë të mundur që të gjitha zyrat e shtetit ku ofrohet shërbim të kapin rastet abuzive të kryera nga punonjësit e Administratës Publike”.

 

Ministrja e Drejtësisë  Etilda Gjonaj deklaroi se qeveria është e vendosur te pastroje administratën publike nga te korruptuarit dhe ata qe sorollatin qytetaret.

Më shumë video

Reklamë