E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ndizet rrjeti! Çfarë ndodhi mes Gavit dhe princeshës së Spanjës në festën e fitores së EURO 2024

Pas kthimit të ekipit fitues të EURO 2024 në Spanjë, mbretëresha spanjolle Letizia, Mbreti Felipe, Infanta Sofia dhe Princesha Leonor u mblodhën në shtëpinë mbretërore për të festuar fitoren e ekipit kombëtar.

Duke qenë se ngjyra e bluzës së futbollit të skuadrës është e kuqe, e gjithë familja mbretërore dukej mahnitëse me të kuqe. Mbretëresha Letizia shkëlqeu me një fustan të kuq, ndërsa mbreti Felipe kishte veshur një kostum gri dhe një kravatë të kuqe.

Reklamë

Princesha Sofia dhe Princesha Leonor, ndërkohë, u panë të veshur me bluza të ekipit të futbollit.

Në një video tashmë virale, Princesha Leonor shihet duke shtrënguar duart me futbollistin spanjoll Pablo Martín Páez Gavira, i njohur gjithashtu si Gavi, në ceremoninë e mirëseardhjes në Pallatin Zarzuela. Kaq është dashur dhe rrjeti është ndezur duke bërë edhe editime të dyshes duke shkëmbyer shikime./vizionplus.tv

@evanth1a__ #spanishtiktok #princessleonor #gavi #queen #royalfamily #footballtogether #euro2024 #spain ♬ GATA ONLY – FloyyMenor

Vazhdo të lexosh

Reklamë