Debati mes Rigelsës dhe Elsës në “Ferma VIP” ka ndezur diskutimet edhe në spektaklin e mbrëmjes së sotme.

Albano ka dalë kundër veprimit të Rigelsës, e cila qëlloi me shishe Elsën, ndërsa hodhi akuza për standarde të dyfishta.

Kundër tij, ka dalë opinionistja Sonila Meço, e cila i ka shpjeguar versionin e saj aktorit për situatën konkrete.

Pjesë nga diskutimi:

Albano: Të gjitha gocat i respektoj, Marianën dhe Çiljetën pak më shumë. Nëse të bën lojtare më të fortë fakti që qëllon me shishe Elsa Lilën …

Sonila: Jo, jo Albano

Albano: Nëse të bën lojtare të fortë të qëllosh Elsa Lilën, unë nuk di çfarë tu them

Sonila: Albano, e di ku buron problemi kryesor i komunikimit? Nuk e dëgjon tjetrin deri në fund, mbylle veshët dhe bërë lalala

Albano: Pse dy standarde? Unë nuk bëj humor jo komercional? Çfarë kam bërë unë? I bëra batutë Rigelsës, bëtë maksimumin në prime-n e parë, sikur çfarë i thash

Sonila: Albano, e mban mend komentin….

Albano: Kur e bën Roberti është ok, kur e bëj unë…

Sonila: Herën e kaluar, për batutën që i bëre Rigelsës unë thash që nuk e konsideroj normal, solla në vëmendje edhe llojin e humorit që ti e ke me spërkatje të lezeçme…Unë nuk konsideroj lojtare të fortë atë që gjuan me shishe. Nëse të gjitha vajzat do sulmojnë, e bëjnë lojtare të fortë

Albano: Nuk është bukur kur zihen gocat./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *