Cdo i punësuar në nje ndërmarrje të vogël apo të mesme në sektorin e prodhimit, do të përfitojë ndihmë nga shteti për periudhën kohore nëntor-dhjetor 2020, për të përballuar shpenzimet nga pandemia.

4 mijë lekë të rinj është shuma që do të marre vetem punonjësi që rezulton si taksapagues.

Ndërmarrja ku është punësuar duhet të aplikojë në emër të tij për të përfituar ndihmën, me kushtin që të jetë vetëm në një listëpagesë.

Administrata tatimore do të kryejë edhe verifikime të listave për të shmangur abuzimet e mundshme.

Shuma totale e parashikuar nga Ministria e Financave për këtë ndihmë ndaj punonjësve të këtij sektori është 187 milione lekë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *