Subscribe

Shtëpia e familjes Mici në fshatin Mazrek të Kasharit, u dëmtua rëndë nga reshjet e shiut të rëna muaj më parë. Që prej asaj kohe familja u zhvendos në qendrën e emergjencave në Tufinë.

 

Por sot, ata janë rikthyer në banesën e tyre që tashmë ka një pamje të re.

 

 “Ishte një kënaqësi e veçantë sot që të vizitonim shtëpinë e Xhemalit dhe Liljanës, të cilët muajt e fundit kanë kaluar shumë peripeci, nga rreshjet që u prishën shtëpinë e vjetër, tek nëna e sëmurë dhe koha që kaluan tek Emergjencat Civile të Bashkisë në Tufinë. Por, pas çdo rrebeshi lind dielli, ndaj pas kësaj situate shumë të vështirë, Fondacioni “Mirësia”, Bashkia, të gjithë bamirësit e dashamirësit, u mblodhën bashkë për ta ndihmuar këtë familje”

 

Kryetari i bashkisë vlerësoi angazhimin e të gjitha strukturave për përmirësimin e jetesës së qytetarëve

 

“Sot po shohim, që duke filluar nga kryeministri i vendit, kryetarë bashkie, deputetë, drejtues fondacionesh, drejtues fetarë, drejtues në komunitet, secili po mundohet të bëjë diçka për të treguar që llafe e mend japin të gjithë, por pyetja është a ka dikush që lëviz dhe i bën dy gurë bashkë, dikush që e merr përsipër dhe e çon deri në fund? Unë jam i bindur se nevoja është shumë e madhe, por sot kjo nevojë është një problem më pak, falë faktit që u ndërtua një shtëpi. Nëse këtë e bëjmë përditë do jetë gjithmonë një problem i zgjidhur, një problem më pak dhe një hapësirë më shumë që të shkojmë e të ndihmojmë dikë tjetër.”

 

Kontribute të tjera do të vijojnë të jepen nga bashkia, – tha Veliaj, për tu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *