E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Ndihmë, ndihmë”! E reja në Tiranë alarmon policinë, RENEA dhe FNSH-ja rrethojnë Astirin

Më mesditën e sotme, forcat RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën e Astirit, pas dyshimeve për një rast pengmarrjeje.

Raportohet se vajza ka kërkuar ndihmën e policisë, duke sinjalizuar situatën dhe duke mundësuar ndërhyrjen e shpejtë të forcave të rendit. Policia është në terren dhe po kryen verifikime për të sqaruar situatën.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Reklamë

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

Vazhdo të lexosh

Reklamë