E enjte, 17 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ndihma për familjet e përmbytura

Ilustrim · Vizion Plus

 

Bashkia e Tiranës vijoi me shpërndarjen e ndihmave per familjet ne nevoje te prekura nga përmbytjet, kryesisht ne zonat periferike.

 

Me ndihmën e rrjetit te vullnetareve u shpërndanë ndihma ushqimore, batanije e veshmbathje per familjet ne zonën e ish institutit, ne njësinë 8, ne njësinë 4 pranë bregut te lumit dhe ne njësinë 6.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj falënderoi ne mënyre te veçante gjithë rrjetin e vullnetareve, por edhe te gjitha ato biznese qe i janë përgjigjur nevojave qe kishte qyteti ne këto dite te vështira.

 

Ai u beri thirrje edhe bizneseve te tjera dhe çdo qytetari qe kërkon te kontribuoje ne ketë situate qe te ofroje ndihmën e vet qofte ne ushqime apo materiale veshmbathje, ashtu edhe atë fizike.

 

Veliaj u ndal dhe tek çështja e furnizimit me uje te pijshëm te qytetareve te Tiranës, ku dha lajmin e mire se situata ne liqenin e bovilles po përmirësohet ndjeshëm.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh