E martë, 24 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Ndihma gjermane për Shqipërinë

 

Gjermania do te ndihmoje qeverinë shqiptare ne realizimin e disa projekteve me një grant, i cili arrin ne 6.5 milion euro. Marrëveshja është nënshkruar mes Ambasadores Gjermane ne Tirane e ministrave Ahmetaj e Gjiknuri e kryetarit te bashkisë Tirane, Veliaj.

 

Qëllimi i kësaj ndihme është trajnimi i fuqisë punëtore, me qellim përshtatjen me nevojat e tregut, rehabilitimin te emigranteve te kthyer nga emigracioni ne zona rurale, apo dhe përmirësim te kushteve e konvikteve ne Tirane, me qellim eficensen e energjisë elektrike. Ky grant i qeverise gjermane është i treti ne dy vite te fundit, duke e çuar ndihmën e këtij shteti ndaj Shqipërisë ne shumen 16.5 milion dollarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë