Ushqimi është pjesa më e rëndëishme që na ndihmon në aktivitetin tonë fizik. Nuk mjafton një gjumë i mirë për tu ndjerë të çlodhur.

 

Për shumicën e meshkujve, uria e vazhdueshme është vërtet burim i ankthit i cili shpeshherë ua prish planin e nutricionit, e prandaj jemi këtu për t’ju ndihmuar.

 

Ekzistojnë disa arsye që na bëjnë që të ndihemi në shumicën e rasteve të uritur. Më poshtë e keni treshen e shkaktarëve që shpjegojnë se përse ndiheni gjithmonë të uritur dhe si ta rregulloni këtë problem.

 

Nuk jeni duke konsumuar mjaftueshëm ujë

A jeni të uritur, apo thjesht të dehidratuar? Për funksion optimal të trupit, shumica e meshkujve kanë nevojë t’i pinë tri deri në katër litra ujë brenda dite. Dehidratimi shpeshherë i imiton ndjenjat që ua shkakton uria dhe kësisoj mund të ndiheni të uritur, kur faktikisht jeni vetëm të dehidratuar. Zgjidhja më e mirë për këtë problem është që të pini një apo dy gota ujë dhe pritni disa minuta për të parë a jeni përmirësuar.

 

Nuk jeni duke konsumuar mjaftueshëm proteinë

 

Promovimi i dietave që përmbajnë sasi të larta të proteinës është bërë njëfarë klisheje kohëve të fundit, dhe kjo për arsye të mirë. Kur hani një shujtë të mbushur me shumë karbohidrate, ju e rritni tejet mase sheqerin në gjak brenda një periudhe të shkurtë kohore.

 

Kur hani shujtë me sasi të larta të proteinave, ju e inkurajoni trupin tuaj ta tretë më ngadalë ushqimin dhe ta zvogëlojë shkallën me të cilën sheqeri tretet dhe absorbohet – gjë e cila ju bën të ndiheni të ngopur me ushqim për një kohë shumë më të gjatë.

 

Jeni të stresuar

Ndoshta nuk është nevoja ta themi ne këtë fare, sepse me siguri e dini vet! Kur jeni të stresuar apo brengosur, trupi liron hormonin e stresit kortizolin, i cili jua rritë ndjenjat e urisë për ushqime që kanë shumë sheqer dhe yndyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *