E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Ndëshkimi i të fortëve”, kapet lushnjari me 15 doza kokainë/VIDEO

Patrulla e Policisë Lushnje dhe FNSH-ja kanë kapur në flagracë një shpërndarës të drogave të forta në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”.

 

Sekuestrohen 15 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë për të cilën u kap shtetasi Sebastian Haliti, 24 vjeç, banues në Lushnje.

 

Reklamë

Droga u gjet gjatë kontrollit në kroskotin e automjetit që drejtohej nga 24 vjecari Haliti.

 

Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar.

 

Po ashtu u procedua penalisht pasagjeri që ishte në automjet me të, shtetasi L.A, 27 vjeç, banues në Lushnje.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë