Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka vlerësuar angazhimin dhe punën e përbashkët të Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e finales së Conference League.

Çuçi shkruan se Shqipëria tregoi në sytë e mbarë botës që I ka të gjitha kapcitetet për të menaxhuar evente të këtyre përmasave.

“Historia u shkrua në Tiranë”- shprehet Ministri.

 

Reagimi i plotë:

Historia u shkrua në Tiranë. Finalja e madhe shkoi më së miri dhe Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla. Një falënderim të veçantë kam për punonjësit e Policisë së Shtetit, që falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm garantuan mbarëvajtjen e gjithçkaje: nga mbërritja e mijëra tifozëve në pikat kufitare, shoqërimi i tyre drejt stadiumit, grumbullimet në zonat e dedikuara dhe deri te përcjellja për t’u rikthyer sërish në vendet e tyre. Çfarë ndodhi dje ishte një ushtrim kuptimplotë i angazhimit tuaj të përbashkët si asnjëherë më parë për të cilin keni mirënjohjen e pakufishme të të gjithëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *