Kjo pamje tregon momentin e ngjarjes së rëndë të atentatt ndaj biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçi, i cili u qëllua me një plumb në kokë jashtë pallatit të tij në rrugën “Faik Konica”, pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë.
Sapo është goditur, 52-vjeçari ra në tokë në gjendje të rëndë për jetën, pasi plumbi i përshkoi kokën tej për tej.
Lexo edhe :
Related Posts
Fillimisht 52-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës ku fatkeqësisht ndërroi jetë.
Policia sekuestroi kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit si dhe zbardhjen e krimit. Hetuesit vunë re se biznesmeni është qëlluar vetëm një herë.
Por pamjet nuk tregojnë autorin ose autorët për shkak të errësirës. Për pasojë, grupi hetimor pritet të zgjerojë rrezen e këqyrjes së kamerave në rrugët dhe bizneset pranë vendit ku ndodhi krimi.
Agjentët janë rikthyer sot në mëngjes në vendin e ngjarjes, por nuk gjetën asnjë gëzhojë arme. Hetuesit dyshojnë se autori mund të ketë qëlluar nga lartësia dhe më pas të jetë larguar pa lënë gjurmë.
Në pyetje janë marrë familjarët e 52-vjeçarit, të cilët mohuan që të kenë dijeni për ndonjë përplasje të tij me persona të tjerë.
Eduart Reçi prej disa vitesh merrej biznesin e ndërtimit, ndërkohë më herët ai ka qenë drejtor në shërbimin Informativ Shtetëror.








