E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndërtoi pa leje një kapanon, vihet në pranga 50-vjeçari në Shkodër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren për goditjen e krimeve kundër mjedisit, ndaluan A. H., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi kishte ndërtuar pa leje një kapanon me konstruksion metalik në lagjen “10 Korriku”.

Kapanoni ishte ndërtuar për qëllime fitimi, me synimin për ta përdorur për biznes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë