Rindërtimi i kopshtit 37 në njësinë 10 në Tiranë është drejt fundit dhe së shpejti do të jetë gati për të pritur fëmijët.
“Do të bëjmë edhe punët e fundit me pastrimin, instalimet e vogla, mobilimin dhe në fund të gushtit do të hapen regjistrimet për fëmijët e banorëve, që janë në kufi mes Njësisë 10 dhe Njësisë 7. Ky kopësht ka qenë i zaptuar, ndaj kam një thirrje: Zaptimi i kopshteve, shkollave dhe çerdheve nuk justifikohet, është diçka që duhet t’i takojë së kaluarës”, tha Veliaj.
Sipas Erion Veliajt, bashkia ka kryer investime të dukshme në kopshte e çerdhe gjatë viteve të fundit
“Hapja e 7 kopshteve dhe çerdheve të reja na çon mbi 100. Vërtet mburremi me 42-43 shkollat e reja, por kemi rikonstruktuar ose ndërtuar mbi 100 kopshte e çerdhe. Kemi bërë një revolucion sepse jemi ndoshta qyteti më i mirëshërbyer, kur vjen puna tek fëmijët. Ata mund të jenë vërtet 20% e popullsisë, por janë 100% e ardhmja e qytetit”, shtoi Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj ftoi prindërit që në fund të gushtit të regjistrojnë fëmijet e tyre në kopshtin e ri në Njësinë 10. /vizionplus.tv





