E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ndërtimi i 300 apartamenteve në Kavajë/ Rama: Të nxjerrim më të mirën e mundshme

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj inspektoi këtë të enjte inspektuar në zonën e Kavajës, ku do të ndërtohen 300 apartamente që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Do të ndërtohen 300 apartamente dhe do të ngrihen 100 njësi shërbimi nga themelet me standardet më të larta.”

Reklamë

Ndërtesat që do të ndërtohen do të jenë maksimumi 6 kate. Ministri Ahmetaj tha se se në shtator të vitit 2021, të gjithë qytetarët do të kenë hyrë në banesat e reja.

“Normalisht në fillim të shtatorit tjetër do të jenë në shtëpitë e reja. Në muajt e parë të vitit, e gjithë lagjia do të ketë marrë formën e projektit të plotë.”

Në përfundim të inspektimit, kreu i qeverisë tha: “Të nxjerrim më të mirën e mundshme nga fatkeqësia. Se tjetër nuk kemi çfarë bëjmë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë