E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Qeveria kërkon një kompani konsulente për kontratën

Qeveria ka vendosur qe te gjeje një kompani konsulente qe do ta asistoje atë ne lidhjen e kontratës me konsorciumin turk qe do te ndërtojë aeroportin e Vlorës.

 

Me një procedure te përshpejtuar, ministri përgjegjës do te jete ai i infrastrukturës i cili do te krijoje edhe një komision te posaçëm me tre specialiste. Ne vendimin e qeverise specifikohen edhe kriteret qe duhet te plotësojë kompania asistente: ajo mund te jete e huaj ose shqiptare.

 

Reklamë

Tenderi për përzgjedhjen  e konsulentit pritet te përcaktohet ne ditët ne vijim.

 

Dy muaj me pare qeveria zyrtarizoi  shprehjen e interesit nga një konsorcium turk për aeroportin e Vlorës, një projekt ky i cili arrin ne 100 mln euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë