E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ndërtimet pa leje në zonën e Liqenit/ AMP pezullon për 30 ditë nga detyra 4 efektivët e policisë (EMRAT)

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka përfunduar hetimet për 4 efektivët e policisë, të cilët nuk kanë raportuar për ndërtimet pa leje që u konstatuan në zonën e Liqenit dhe Farkës.

 

Mësohet se Bujar Mehmeti shef i Kom. Nr. 1, Flamur Sula shef i Postës Farkë, Alban Rama inspektori i krimeve si dhe Nazmi Kareci specialisti i policisë, janë pezulluar nga detyre për 30 ditë, në bazë të hetimeve që AMP nisi ditën e djeshme.

 

Reklamë

Këto hetime vijnë pas akuzave të kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh se ka policë dhe shefa komisariatesh që kanë lejuar të ndërtohen pallate pa leje.

 

Ndërkohë që Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka raportuar për dhjetra raste për ndërtime pa leje, por nga ana tjetër në pjesën më të madhe të tyre nuk janë marrë masa nga policia. Nisur nga këto fakte, AMP ka dyshime se këta efektivë nuk kanë zbatuar ligjin duke favorizuar ndërtime pa leje.

Më shumë video

Reklamë