E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ndërtime të paligjshme në Durrës/ Lirohen 8 prej policëve të arrestuar

Tetë nga policët e arrestuar në zonën e Shijakut dhe Manzës për ndërtimet pa leje u liruan këtë të mërkurë nga Gjykata e Apelit të Kavajës.

 

Të lirë u lanë Petrit Neziri, Ndriçim Shika, Gjergj Greco, Juli Kacadej, Adem Lika, Nikollë Marku, Besnik Domi dhe Sami Xhafa. Ndërsa në burg kanë mbetur vetëm katër prej 19 policëve të arrestuar: Ermal Petova, Agim Osmani, Haxhi Sherra dhe Dëshir Dakoli.

 

Ata u arrestuan fillim të janarit, pasi sipas policisë kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave, për ndërtime të shumta të paligjshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë