E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ndërtime pa leje dhe plagosje, 2 persona përfundojnë në komisariat

Dy persona kanë përfunduar në komisariat këtë të mërkurë gjatë një aksioni të Policisë së Shkodrës. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi P. Th., 59 vjeç, banues në Laç është arrestuar pasi ka plagosur me dashje një person.

 

“Ditën e djeshme, shtetasi A. B. është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. Th., për pasojë shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.”

 

Reklamë

Po ashtu, uniformat blu ndaluan edhe 30-vjeçarin A. B., të shpallur në kërkim, i cili akuzohet për veprat “Vetëgjyqësia”, “Kanosja” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

 

 

“Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi A. B., bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”) kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th..”

Vazhdo të lexosh

Reklamë