E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ndërtesa që lëkunden dhe sende që bien përtokë, dalin pamjet e tërmetit të frikshëm në Japoni

Janë publikuar pamjet e tërmetit të frikshëm që goditi Japoninë jugperëndimore ditën e sotme. Pas tërmetit me magnitudë 7.1 Rihter, autoritetet dhanë alarmin për cunami.

Në videot e publikuara shihen ndërtesat që lëkunden dhe sende qe bien nga raftet përtokë.

Reklamë

Fatmirësisht nuk është raportuar për dëme në njerëz.

Gjithashtu nuk ka pasur raportime për probleme në centralet bërthamore, u tha gazetarëve sekretari i kabinetit qeveritar Yoshimasa Hayashi.

Tërmeti ka ndodhur në orën 04:43 (ora lokale) jashtë prefekturës Miyazaki në ishullin e madh perëndimor të Kyushu, njoftoi JMA.

Menjëherë pas tërmetit, shërbimi i trenave me shpejtësi të lartë u pezullua./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë