Një nga zërat ikonë të muzikës italiane, Toto Cutugno është ndarë nga jeta këtë të marte, në moshën 80-vjeçare.

 

Kantautori i famshëm ndërroi jetë rreth orës 16:00 në spitalin San Raffaele në Milano ku ishte shtruar.

 

Të afërmit e tij bënë të ditur se  pas një sëmundjeje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar muajt e fundit.

 

Toto Cutugno ishte ndër artistët më të suksesshëm italianë me 100 milionë kopje të shitura, duke arritur në krye të top-listave, si interpretues i këngëve të tij dhe si producent dhe autor këngësh për të tjerë, veçanërisht duke bashkëpunuar me Adriano Celentanon midis viteve ’70 dhe ’80.

 

 

 

Gjatë karrierës së tij këngëtari ka shënuar suksese të shumta, përfshirë vendin e parë në Festivalin e Sanremos me këngën ‘Solo noi’ në vitin 1980 dhe vendin e dytë gjashtë herë të tjera.

 

Cutugno e arriti popullaritetin më të madh me  hitin “L’italiano”, i prezantuar përsëri në Sanremo në 1983.

 

Ai gjithashtu trimfoi në festivalin europian të muzikës ‘Eurovision’ në vitin 1990 me hitin ‘Insieme;.

 

 

 

Për ndarjen nga jeta të këngëtarit ka reaguar edhe kryeministri Rama.

 

“Ju ishit një italian i madh, i vërtetë, ne duhej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti ka vendosur të të lërë të pushosh në paqe, ndërsa këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve”- shkruan kryeministri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *