E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 40 minuta më parë
Sociale

Ndërron jetë mjeshtri i kameras televizive Lulzim Balla

Lulzim Balla, një nga emrat më të njohur të kameras televizive ndër vite në Shqipëri, ka ndërruar jetë në moshën 74 vjec. Ai humbi betejen me semundjen e rëndë që e kishte munduar aq shumë vitet e fundit.

Balla është një nga emrat ikone të kameras televizive në vendin tonë para dhe pas viteve të demokracise. Lulzim Balla e nisi karrieren e gjatë në televizion në transmetuesin publik RTSH, dekada më parë. Me fokusin e kameras së tij ishte pjesë e sa e sa studiove dhe kronikave televizive.

Pas kontributit shumëvjecar në televizionin publik, Balla iu bashkua televizionit Vizion Plus në mesin e viteve 2000 duke dhënë një kontribut për t’u vlerësuar edhe në rritjen e brezave të rinj të operatoreve. Vec kësaj Luli, do mbahet mend nga miqtë dhe koleget e botës së televizionit si njeri i qetë i dashur dhe shumë bashkëpunues.

Për të gjithë kontributin ndër dekada të dhëna në fushën e medias, Lulzim Balla u nderua pak kohë më parë me titullin “Mjeshter i Madh” nga Presidenti i Republikës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë