Alfie Elvans, rasti i të cilit tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës, ka ndërruar jetë. Lajmin e hidhur e dhanë prindërit e të voglit me anë të një postimi në Facebook.

 

Engjëlli ynë mbylli sytë rreth orës 2:30. Zemrat tona janë të copëtuara. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen” ka shkruar nëna e tij në Facebook.

 

Mijëra mbështetës kanë shprehur mesazhet e ngushëllimit, ndërsa shumë të tjerë akuzojnë mjekët dhe gjykatësit britanikë që i hoqën të voglit pajisjen që e mbante në jetë.

 

Alfie u bë i njohur për publikun dhe zgjoi kureshtjen e miliona njerëzve, pasi mjekët britanikë vendosën t’i fiknin aparaturat që e mbanin në jetë, me pretendimin se djali i vogël nuk kishte më shpresa për të mbijetuar.

 

Shteti italian ofroi trajtimin në një nga spitalet e vendit të tij, ndërsa prindërve nënshtetësinë italiane. Por ata u përballën me një sërë çështjes ligjore, pasi qeveria britanike nuk e lejoi transferimin pasi një gjë e tillë nuk ishte në të mirën e të voglit. Edhe Papa Francesku ka ndërhyrë dhe ka kërkuar të dëgjohen lutjet e prindërve.

 

Qindra qytetarë britanikë qëndronin në dyert e spitalit për të mos lejuar heqjen e aparaturave që e mbanin në jetë.

 

Vogëlushi arriti të jetojë 4 ditë më pas. Ai vuante nga një sëmundje e rrallë, një anomali që e bënte të pamundur që trupi të prodhojë energji për muskujt, veshkat dhe trurin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *