Subscribe

Dy vjet pas ndarjes nga jeta, sot në Kosovë u nderua figura e veprimtarit të cështjes kombëtare, Adem Demaci.

Presidenti Hashim Thaci mbajti homazhe pranë varrit të tij, ku u shpreh se vlera e rezistencës së Adem Demaçit është vlera e bashkimit të kombit.

“Sot nderojmë njeriun që sakrikoi gjithçka për të jetuar ne sot, të lirë, të pa varur, sovranë, në rrugëtim të sigurt për të qenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Do të mbetët gjithmonë në kujtesën e kombit, si njeriu i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Adem Demaçi është njeri i të sotmes, i simbolit të së kaluarës dhe i energjive për të ardhmen”, tha Thaçi.

Roli i pazëvendësueshëm i Adem Demacit është vlerësuar edhe nga figura të tjera të politikës kosovare. Më 10 dhjetor të vitit 1991, Demaci pranoi cmimin “Saharov” nga parlamenti europian, gjithashtu i janë akorduar titujt: “Doktor Honoris Causa”, “Nderi i Kombit” dhe “Hero i Gjallë i Kosovës”.

Presidenti Ilir Meta shkruan në rrjetet sociale se Adem Demaci do të mbetet maratonomaku shqiptar i palodhur i lirisë, ‘Mandela i Europës’ dhe ‘Saharovi’ me më shumë vite burg të vuajtura në ish-Jugosllavi.

Ndërsa kryeministri Edi Rama është shprehur se Demaci ishte një qenie njerëzore e lartë, që nuk e negocionte ndërgjegjen e vet, ai u bë pishtar në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës, drejt lirisë.

I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e ish-Jugosllavisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *