Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se nisja e zbatimit të marrëveshjes së dakordësuar në Ohër më 18 mars varet nga Serbia, e cila nuk pranon ta firmosë atë. Në një prononcim për gazetarët Kurti kërkoi nga ndërkombëtarët të dënojnë sjelljen e Serbisë për moszbatimin e aneksit, që sipas tij duhet të kishte nisur të hënën.

 

ALBIN KURTI

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të niste dje.Për neve kjo është e një marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtar që të gjykojnë, dënojnë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takimet thotë se nuk nënshkruaj, ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatojë asgjë.

 

I pyetur nga gazetarët për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend, kryeministri i Kosovës tha se do të diskutohet të enjten, por fajin e ka Beogradi, pasi pa nënshkrimin e të dyja palëve një gjë e tillë nuk mund të bëhet.

 

“Besoj se edhe në Kuvend kjo duhet të diskutohet, mirëpo duhet të keni parasysh se ne kot nënshkruajmë se ne marrëveshje vetë s’mundemi të bëjmë, marrëveshja duhet të bëhet me palën tjetër. Topi është në anën e Serbisë pse nuk po nënshkruan ajo?”

 

Sa i përket vetë menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë, Kurti tha se kjo çështje i takon konventës për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës.

 

ALBIN KURTI

Bëhet fjalë për një formulim që i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë Konventës Kornizës për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës”

 

Më 18 mars Kosova dhe Serbia ranë dakord, pas më shumë se 12 orë negociatash me ndërmjetësimin e BE, por pa nënshkruar asgjë në letër. Megjithatë i dërguari i SHBA për Ballkanin perëndimor Gabriel Escobar tha një ditë me parë se marrëveshja është tashmë ligjërisht e detyrueshme dhe devijimi nga zbatimi i pikave do të kushtëzojë integrimin europian të dy vendeve. Të njëjtin qëndrim mban edhe BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *