Subscribe

Edhe pse kemi  hyrë në sezon turistik, muaji qershor  është kthyer në një kantier ndërtimi në disa nga akset kryesore rrugore që kanë impakt në turizëm. Janë tetë segmente ku autoriteti rrugor shqiptar ka nisur ndërhyrjet për rehabilituar dhe për të eliminuar dëmtimet, të cilat ndikojnë ndjeshëm në vonesën e qarkullimit nga automjetet.

 

Kreu i ARRSH Afrim Qëndro në një intervistë në Vizion Plus thotë se janë marrë masat për të punuar 24 orë në ditë.

 

“Ne mendojnë se këto ndërhyrje do të përfundojnë brenda muajit qershor, maksimumi javën e parë të korrikut. Kemi bërë skedulimin e punimeve dhe kemi konkluduar se kur të jetë piku i sezonit punimet do të jenë përfunduar, duke mos ndikuar në trafik. segmentet janë: Tirane-Durrës, Hyrje-Dalje ne Fier, Levan –Hyrje ne Autostrade Vlore, Rotondo Kolonje-Mbrostar, Orikum –Pasha Liman, Gjirokastër –Lazarat, Hyrja ne Pogradec, Pogradec-Qaf  Plloçe. –thotë Qëndro.

 

Por kreu i ARRSH thekson se janë edhe dy segmente të tjera për të cilat ka përfunduar projekti, por mbetet për t’u parë se kur mund të nisim ndërhyrjen.

 

“Behet fjale për segmentin Vore-Fushë Kruje. Ky segment mban nje peshe te madhe ne trafik, ndaj te shohim mundësinë qe nëse punimet i nisim këto muaj vere dhe shohim që ka super trafik do t’i ndërpresim për ti rinisur ne shtator. Ndërsa aksi tjetër është ai i Shkodër-Muriqan.”

 

Këto investime janë pjesë e financimeve nga Banka Botërore. Marrëveshja e arritur me qeverinë u konkludua me vonese ndaj dhe këto ndërhyrje kanë nisur pikërisht ne këtë periudhë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *