Subscribe

Pallatet që kanë pësuar dëme të lehta nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet po riparohen nga bashkia e Tiranës. Në të gjithë kryeqytetin ka nisur aksioni që do të rivitalizojë edhe disa nga pallatet e vjetra, dhe sistemimet e hapësirave të përbashkëta.Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko tha se janë 288 pallate, në të cilat është vlerësuar e domosdoshme kjo ndërhyrje.

 

“Në territorin e Bashkisë së Tiranës ka nisur procesi i riparimit të ambienteve të përbashkëta. Në njësitë urbane të Tiranës janë për t’u riparuar 288 ambiente. Sot jemi tek Njësia 1, ku po ndjekim procesin e punës, duke filluar nga prishja, suvatimi, lyerja dhe shpresojmë që ky projekt të japë impaktin e duhur tek banorët”

 

Sipas administratores së Njësisë 1, Trëndelina Jaku, ky ka qenë një shqetësim i ngritur nga vetë qytetarët.

 

“Kjo është një nismë që po kryhet për herë të parë nga Bashkia e Tiranës. Kemi kërkesa të shumta, sepse rregullimi i hapësirave të përbashkëta është një ndër gjërat kryesore që kërkojnë banorët. Është një nismë fantastike, janë shumë të kënaqur”

 

Bashkia e Tiranës po zbaton prej disa vitesh programin për “Fondin e Komunitetit”, përmes të cilit kanë përfituar mijëra banorë të pallateve të ndërtuara para viteve ‘90, të cilët kanë riparuar hapësirat e përbashkëta në formën e bashkëfinancimit me bashkinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *