Pas ndërhyrjes në autostradën Tiranë-Durrës autoriteti rrugor shqiptar bëri me dije se ditën e hënë do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor te degëzimi i Vorës dhe Fabrika e tullave.

 

Autoriteti shprehet se në bashkëpunim edhe me policinë rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit. Bllokimi do të bëhet në orën 6 të mëngjesit të ditës së hënë ku trafiku i mjeteve te renda qe vijnë nga veriu ne drejtim te doganës se Tiranës do te vijojë normalisht nga Fushe-Kruja në doganë dhe do te kthehen përsëri nga i njëjti segment.

 

Drejtuesit e autoveturave do te vijojnë te normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës ndërsa udhëtarët ne te dy drejtimet do te përdorin segmentin e rrugës se aeroportit te Rinasit dhe mbikalimit te Kasharit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *