E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndërhyri në të dhënat e institucioneve shtetërore, nisin hetimet për ‘hacker-in’ 15-vjeçar në Vlorë

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për një 15-vjeçar, i cili akuzohet për ndërhyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore.

Operacioni “The Accountant” u zhvillua pas një hetimi intensiv njëmujor dhe si rezultat i hetimeve u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e të miturit, banues në Vlorë.

Sipas policisë 15-vjeçari dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.

Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.

Reklamë

Gjatë operacionit u sekuestruan disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë