Aksidentet rrugorë gjatë verës janë fatkeqësisht edhe më të shumtë se në periudhat e tjera të vitit.

Një nga arsyet kryesore është lëvizshmëria e madhe sidomos në fundjave për shkak se qytetaret i drejtohen zonave bregdetare, pa lënë mënjanë këtu edhe kthimin e emigranteve që shtojnë lëvizshmërinë në rrugë.

Vetëm të dielën që lamë pas, rrugët u përgjakën nga disa aksidente ku më të rëndet ishin në Dervician ku u plagosën 6 anëtarë të një familje si dhe në Vorë ku vdis një vajze dhe u plagos rëndë një djalë.

Duke qëndruar tek ky aksident, vajza që humbi jetën në rrugën dytësore në Vorë ishte një 22 vjecare e cila drejtonte një nga degët e FRESSH në Tiranë.

Rajselda Hamza ishte drejtuese e të rinjve socialist në Njësinë 6 në kryeqytet.

Ajo udhëtonte me furgonin që u përmbys në Vorë, që drejtohej nga 28 vjecari A.K.,28 vjeç.

Kolegë dhe zyrtarë të FRESSH dhe PS kanë ndarë dhimbjen me familjen e vajzës së re, duke postuar ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *