Ndarja nuk është fundi i botët, këshillat që ju duhen për të marrë veten

Ndarja është dhe faza më e vështirë që mund të kalojë një çift në jetën e tij. Në shumë raste ndodh që të mos reagohet në lidhje me këtë situatë dhe partnerët e thënë ndryshe mbajnë zi për njëri tjetrin.
Ndërkohë psikologët pohojnë se ndarja është një fenomen që është krejtësisht në dorën e secilit nga ne. Përderisa njerëzit mund t’ju sugjerojnë që menjëherë ta gjeni dikë tjetër dhe të hani çokollata si ngushëllim, psikologët thonë se ndarjet janë më të komplikuara se që e mendojmë.
Me fjalë të tjera, dashuria krijon varshmëri dhe ndarja na bën të futemi në një proces me plot dhimbje emocionale. Kjo, shpjegon Ëinch, është arsyeja se përse ne fiksohemi pas ish- it dhe e ndjejmë nevojën ta kemi pranë sikurse kur e lëmë një drogë të caktuar.
Psikologu insiston se mënyra më e mirë për t’i përballuar këto dhimbje është duke mos i kujtuar kohërat e mira së bashku, por kujtimet e këqija të cilat ju kanë zemëruar dhe nevrikosur.
Duhet t’i rikujtoni netët pa gjumë si pasojë e konflikteve të panevojshme dhe gjithashtu është mirë ta shkruani një listë me të gjitha arsyet se përse lidhja nuk ka funksionuar.
Ëinch e thekson edhe një gjë mjaft të rëndësishme: sipas tij, përderisa ndarja mund të duket si diçka e papritur për personin që po e lë partneri, shanset janë të mëdha se njëri partner nuk ka qenë i angazhuar emocionalisht në lidhje për një kohë të gjatë.
Ndër tjerash, ai i ka edhe katër këshilla sa i përket ballafaqimit me ndarjen:
Mos e kontrolloni personin në rrjete sociale vazhdimisht
Mos krijoni mistere se përse ka ndodhur ndarja
Bëjeni një listë me kompromiset të cilat i keni bërë në lidhje dhe që nuk dëshironi t’i bëni prapë
Hiqni kujtimet nga lidhja që ju shkaktojnë stres apo dhimbje.




