E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Bota

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Vatikani zbulon shkakun e vdekjes

Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Sipas një deklarate të Vatikanit, Papa ndërroi jetë më 21 prill në rezidencën e tij në Casa Santa Marta.

Papa Françesku vdiq nga një goditje cerebrale dhe si pasojë e dështimit të zemrës, ka njoftuar Vatikani.

Goditja cerebrale çoi në koma dhe dështim të pakthyeshëm të zemrës, thuhet në certifikatën e vdekjes, e publikuar nga Vatikani.

Raporti vjen rreth 12 orë pasi u njoftua vdekja e Papës, i cili vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive.

Reklamë

Problemet  shëndetësore e munduan atë gjatë viteve të fundit të jetës së tij dhe ai u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt për një krizë të frymëmarrjes që çoi në pneumoni të dyfishtë.

Kjo çoi në një qëndrim 38-ditor në spital. Megjithatë, ai doli në publik të dielën e Pashkëve, një ditë para vdekjes së tij, për të bekuar mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë