E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ndarja nga jeta e Nishanit/ Delegacioni i BE: Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian

Delegacioni i BE ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

 

Në një mesazh ngushëllimi, delegacioni i BE shprehet se Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

 

Reklamë

Mesazhi:

Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë