E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, Rama: Lamtumirë yll!

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të yllit të kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.

Aktorja mbylli sytë përgjithmonë ditën e sotme, në moshën 91-vjeçare.

Reklamë

Rama shkruan në rrjetet sociale: LAMTUMIRË YLL.

Aktorja e njohur Margarita Xhepa ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore.

E lindur më 2 prill 1934 në Lushnjë, Xhepa u bë një nga figurat më të shquara të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, duke interpretuar mbi 150 role në teatër dhe 32 në filma.

E cilësuar si një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar karrierën e saj e nisi në vitin 1950 pranë Teatrit Popullor, dhe më pas vazhdoi në Estradën e Shtetit. Që nga viti 1957, ajo iu përkushtua Teatrit, ku interpretoi role të spikatura si Ofelia tek “Hamleti” apo vajza e dytë tek Mbreti Lir.

Në kinematografi, me një prani që rrallëherë mund të përsëritet, ajo i dha jetë dhjetëra roleve që prekën zemrat e publikut, nga “Gjeneral gramafoni” te “Dora e ngrohtë”, duke shndërruar çdo rol në një testament artistik.

Në vitin 2007, aktores iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës”, ndërkohë është dekoruar edhe me titullin “Artiste e Popullit”, duke u vlerësuar për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në artin shqiptar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë