E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Kulturë

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Ambasada amerikane në Tiranë zgjedh ta kujtojë në mënyrë të veçantë shkrimtarin shqiptar

Ambasada amerikane në Tiranë, në nder të gjeniut të letërsisë, Ismail Kadaresë, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut,  ka vendosur t’a kujtojë në një mënyrë mjaft të veçantë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ambasada iu ka kërkuar diplomatëve amerikanë të saj në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa nga veprat më të njohura të shkrimtarit të madh.

“Në nder të veprës së gjigandit shqiptar të letërsisë Ismail Kadare, ne u kërkuam diplomatëve amerikanë në Ambasadën e ShBA në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa prej librave të tij. Shihni vlerësimet e tyre dhe bashkojuni bisedës duke ndarë me ne librin tuaj të preferuar të Kadaresë në komente”, thuhet në postimin e ambasadës.

https://www.instagram.com/p/C89BbfEtWpF/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Në postimin e ambasadës amerikanë janë edhe përshtypjet e diplomatëve për librat e Kadaresë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë