E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PS/ Meta: Dhimbje e madhe nga kjo ikje e parakohshme

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Marko Bello.

Në një mesazh të shpërndarë në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se Bello ishte një bashkëpunëtor, koleg, intelektual dhe qytetar model.

“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor! Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes! Ngushëllimet më të ndjera! Përherë i paharruar në kujtimet tona! LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!”

Bello ndërroi jetë në një spital në Turqi, ku po kurohej ndaj koronavirusit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë