E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndarja nga jeta e Fatos Baxhakut, reagon kryeministri Rama: E pabesueshme

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Fatos Baxhaku.

 

Reklamë

Shefi i qeverisë përmes një statusi në Facebook, shkruan se ndarja nga jeta e Baxhakut është një tjetër ngjarje e rëndë, fill pasi më herët iku nga kjo botë regjisori Gjergj Xhuvani.

 

Reklamë

“E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse…

Lamtumirë Baxhak?”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë