Subscribe

Bizneset në zonat turistike do të jenë nën një monitorim të vazhdueshëm lidhur me aktivitetin e tyre në përputhje me lejet që kanë marrë. Ministrja e Turzimit Mirela Kumbaro ishte në Dhërmi ku inspektoi lejet që janë dhënë për parcelat e plazheve si dhe për lokalet që do të funksionojnë vetëm gjatë sezonit.

“Lejet për strukturat e përkohshme të shërbimit që janë ‘beach baret’, janë miratuar dhe ka mbaruar gjithë procesi. Subjektet kanë marrë nga Agjensia e Zhvillimit të Territorit edhe sugjerimet ku duhet të bëjnë ndryshime në projekt. Të gjitha lejet janë të publikuara në faqen zyrtare, duke u bërë për herë të parë sistemimi i strukturave të përkohshme të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, kështu që për çdo përpjekje për të ndërtuar pa leje, duhet të dihet që IKMT do të jetë gjatë gjithë kohës në territor. Është i nevojshëm bashkëpunimi me bashkitë dhe prefektin për çdo qarkt, për të kuptuar kush ka leje dhe kush nuk ka, tek pjesa e formalitetit nuk do të falim. Nga ana tjetër është mirë ta parandalojmë, sepse nuk është mirë as për pushuesit kur shkon me forcat për të prishur një objekt në mes të sezonit. Kjo është arsyeja pse janë publike të gjitha lejet”, u shpreh Kumbaro.

 

Për kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ndarja e plazheve që në dimër ka sjelle efekte pozitive në terren.

 

“Është hera e parë që ne si bashki nuk jemi në terren për të përcaktuar vendet sepse i dimë. Puna e hershme ka filluar të japë efekt dhe të gjithë janë të impenjuar që t’i mbyllin sa më shpejt përgatitjet për sezonin”, u shpreh Goro.

 

Por ministrja I kërkoi bizneseve që çdo strukturë portabël që ende nuk është përfunduar, duhet të ndërtohet plotësisht brenda datës 1 qershor.

 

“E kemi nisur këtë punë që në shtator, ndërkohë ju e nisni javën e fundit të majit. Më 1 qershor, nëse nuk e mbyllni, ka të tjera masa. Shteti e ka filluar punën që në shtatorin e një viti më parë dhe na shkoi goja mbrapa duke u thënë gjithë privatëve që filloni punën. Duhet të sistemohet, të jetë estetike, sepse është pjesë e së gjithës, ë rroftë hoteli kur nuk bën pjesën jashtë”- tha Ministrja.

Zyrtarisht zezoni turistik konsiderohet I hapur, ndërsa një grup pune nga ministria do të jetë në mënyrë të vazhdueshme në terren për të verifikuar masat e zbatuara nga ana e bizneseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *