E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ndaluan punonjësen që shpërndan pensione/ Procedohet grupi i gatshëm i PD për mbrojtjen e votës

Policia e Dibrës procedoi penalisht pesë anëtarë të një grupi të ngritur nga PD për mbrojtjen e votës së lirë.

 

Ata ndaluan dhe kontrolluan një makinë, me të cilën udhëtonte një punonjëse e Postës Maqellarë, që shpërndan pensionet.

 

Reklamë

Mbështetësit demokratë dyshuan se ajo po shpërndante lekë për blerjen e votës. Por policia tha se në makinë nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

 

Simpatizantët e PD janë nën hetim për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë