Nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës, njëherësh zëvendësministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankoviç, është ndaluar këtë të mërkurë në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar që të autoritetet serbe të ndalojnë praktika të tilla.

 

Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.

 

Kreu i qeverisë  u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të ndalojnë praktikat e tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Haradinaj shtoi se Kosova është shtet i gjithë qytetarëve dhe është e papranueshme të frikësohen qytetarët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *