E diel, 4 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Ndalohen për të hyrë në atdhe”/ Basha: Qeveria po i trajton shqiptarët si refugjatë

Kryedemokrati Lulzim Basha e quan një veprim kriminal dhe të papërgjegjshëm ndalimin e dhjetëra emigrantëve shqiptarë që ndodhen në tokën neutrale Shqipëri-Greqi.

 

Reklamë

Lideri i PD-së shkruan që Kushtetuta e detyron qeverinë që të “mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar” dhe se ata nuk mund të trajtohen si refugjatë nga vetë shteti i tyre.

 

“Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm. Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre. Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!”

Më shumë video

Reklamë