Subscribe

Nga 1 janari i 2019 nuk do te lejohet importi i makinave  qe kane me shume se 10 vjet pune. Lajmi u be i ditur nga ministri i mjedisit Blendi Klosi i cili ne ditën pa makina prezantoi  projektvendimin. Gjate nje takimi me grupet e interesit Blendi Klosi sqaroi se nisma ligjore nuk do te preke makinat e përdorura ne qarkullim, por do te kufizoje hyrjen e tyre nga jashtë

 

“Ka ardhur koha që të vihen disa rregulla të cilat sigurojnë  3 gjëra shumë të mëdha; e para shëndetin e qytetarëve, e dyta të sigurohen njerëzit që të mos manipulohen për të konsumuar të ardhurat e tyre të kufizuara për të shkuar drejt një sistemi i cili i gënjen dhe i manipulon dhe e treta për të krijuar në Shqipëri një ambjent të pastër, një destinacion të vërtetë për njerëzit që duan ta vizitojnë nga pikëpamja turistike.’

 

Ministria Klosi tha se kjo nisme ne dobi te mjedisit dhe ekonomisë se qytetareve.

 

“Në qoftë se një qytetar kërkon të blejë një makinë, me ato pak lek që ka, të mos blejë një makinë me emër të madh që ka bërë 200  mijë km, që konsumon karburant 5 herë më shumë, që për dy vjet e çon për skrap,  por të përpiqet të ketë një makinë të normave me kapacitet më të vogël, me po ato para që ta mbajë 7-8 vjet, të konsumojë çdo ditë 1 të tretën e karburanti dhe në fund  atë makinë edhe e tregton.’

 

Ndërsa për makinat e patarguara që janë aktualisht në Shqipëri do të lihet një afat 5 mujor që të regjistrohen.

 

 

Sipas llogaritjeve te bera Klosi tha se shpenzimet e mirëmbajtjes për një makinë mbi 10 vjet prodhim, plus karburant shkojnë po aq sa edhe vetë çmimi i këtij mjeti.  Ndersa brenda dy viteve makina  nuk do të jetë më e tregtueshme por do të përfundojë për skrap. Ministri i Mjedisit u beri aple koncesionareve te orientojnë tregun me makina te përshtatshme edhe ne kosto per qytetaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *