Ish-drejtori i Spitalit të Beratit Idlir Frashëri dhe juristi i këtij spitali Alfred Lulaj janë ndaluar nga policia.

 

Të ndaluarit sipas policisë  akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim” dhe të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkepunim”.

 

Sipas prokurorisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë bërë blerje të mallrave mjekësorë (antibiotikë) në kundërshtim me ligjin. Me pas për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkë se gjoja sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *